Foto-galeri: BMW M4 shkëlqen në ngjyrë blu

Deri më tani janë modifikuar shumë BMW M4 Coupe nga kompani të ndryshme, por asnjëri nuk është dukur kaq i bukur sikurse ky.

Vëmendje të veçantë që tërheqë ky M4 Coupe i modifikuar, është eksterieri me ngjyrë të kaltër të mbyllët. Për këtë karakteristikë të veçantë është përkujdesur kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Wrap workz.

Me këtë modifikim, ky model tani posedon edhe disa elemente të bëra nga fibra të karbonit nga paketa BMW M Performance Parts, transmeton Koha.net.

Kjo paketë përfshinë spoilerin e përparmë, pragjet, difuzerin e pasmë, si dhe spoilerin mbi bagazh.

Gjithashtu me këtë modifikim, M4 Coupe tani posedon edhe maskën e përparme të zezë si dhe set të rrotave ADV1 me ngjyrë ari mat.
bmw7

bmw6

bmw-5

bmw-4

bmw-3

bmw-2

bmw-1-700x464

scroll to top