Fuere: Europa duhet të jetë e gatshme të dënojë liderët e Maqedonisë

Sllogani i qeverisë së Maqedonisë për investime të huaja që transmetohet në ekranet botërore ka një titull tërheqës, Investoni në Maqedoni biznesi i ri si parajsë në Europë. Ato që e kanë menduar me siguri kanë dashur të thonë ferr e jo parajsë por mirë..kështu shkruan në kolumnën e tij ish ambasadori Ervan Fuere, njofton Zhurnal.

Vendimi i presidentit Ivanov ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në një vend që prej vitesh nuk sundon e drejta, deklarata e partisë në pushtet se nuk kanë ditur në lidhje me vendimin e Ivanovit është qesharake, shkruan më tej Fuere në kolumnën e tij të fundit.

Edhe pse presidenti e ka mbrojtur vendimin e tij se është në të mirë që të pajtohen partitë politike por qëllimi i tij ka qenë shkatërimi i Prokurorië speciale e cila ka për detyrë të luftojë krimin dhe korupsionin.

Me këtë zyra e presidentit ka humbur të gjithë atë imazhin e mirë dhe me këtë duhet të dorëzohet vula zyrtare dhe të jepet dorëheqje, pasiqë edhe të huajt e kritikuan një vendim të tillë përfshirë këtu ministrin e jashtëm gjerman dhe kryesuesin e OSBE-së Frank Valter Shtajnmaer.

Sa i përket daljes nga kriza, nuk duhet të ketë dyshime se duhet bërë hapa për krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile për procesin zgjedhor. Mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor do të ishte vetvrasje politike. Nëse BE lejon të ndodhin këto ngjarje atëherë do ishte një gabim serioz.

Madje BE dhe SHBA duhet të bëjnë hapin e parë për të rishikuar të gjitha pikat e raportit të Pribes dhe reformave prioritare që janë formë integrale e marevshjes së Përzhinos dhe t’u bëhet me dije liderëve politik bashkë me rekomandimet kritike, shkruan më tej ish ambasadori Fuere në kolumnën e tij të fundit.

scroll to top