G20, Turqia merr masa të rrepta sigurie

Samiti G20 që sivjet mbahet në Turqi, në qytetin Antalia, mund të jetë cak i sulmeve terroriste andaj janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie që nënkupton vendosjen e policit kujdestar në çdo 50 metra, përdorimin e radarëve fluturues dhe patrulla në det.
Më shumë se 12,000 policë turq do i ruajnë 13,000 pjesëmarrësit e samitit, mes të cilëve do jenë edhe presidentët e SH.B.A-së dhe Rusisë, njofton Al Xhazira Ballkan.

scroll to top