Gabimet me çajin, që mund t’ua rrezikojnë shëndetin

caj-554x400.jpg

Çaji konsiderohet shumë i dobishëm, mirëpo po ashtu është shumë me rëndësi që të mos i bëni gabimet e zakonshme të cilat mund ta bëjnë pije të rrezikshme

Hulumtimi i publikuar në “Journal of Food Composition and Analysis” ka treguar që qeset e çajit me aromë frutash përmbajnë 30 herë më shumë nivele plumbi dhe alumini, transmeton Telegrafi.

Këta dy përbërës ndikojnë shumë negativisht në organet tona, para së gjithash, në veshka dhe zemër.

Pra, nëse e doni çajin me limon, bëjeni atë çajin e zakonshëm të gjelbër duke i shtoni lëvore limoni të pa spërkatur, në vend që ta blini atë me shije të agrumeve të parapëlqyera. Harrojeni këtë!

Kurrë bashkë me ushqim

Duhet ditur edhe se çaji përkeqëson absorbimin e hekurit, pra kjo pije nuk rekomandohet të merret pas racionit. Lejoni trupit që normalisht ta tresë ushqimin, dhe vetëm pastaj pini çaj.

Pirja e çajit menjëherë pas racionit përkeqëson gjendjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, kështu që nutricionistët këshillojnë të pini çaj vetëm pas 40 deri 50 minutave pas ushqimit.

Nuk bën ta injorojmë këtë fakt – çaji tepër i fortë mund të shkaktojë akumulim të fluorit në eshtra. Si rezultat, shfaqen problemet me dhëmbët dhe eshtrat, të cilat me kalimin e kohës do të bëhen tepër të brishtë.

Prandaj, nëse e doni çajin të fortë, mos pini më shumë se katër filxhanë në ditë. Përdorimi i shpeshtë ndikon negativisht në trupin tuaj, gjë që nuk do ta vëren menjëherë, mirëpo me siguri do ta vëreni pas disa vjetësh.

scroll to top