Ganiu realizon takim miqësor me afaristët nga Truqia

F4FDDD43-3E53-4C90-BB60-A9697B3D8507.jpeg

“Të përditshme janë takimet e punës që i zhvilloj me afaristë dhe zyrtarë shtetëror të vendeve tjera për të stimuluar investimin e jashtëm ekonomik në Komunën e Çairit.

Këtë qëllim kishte edhe takimi sotëm mjaft miqësor dhe konstruktiv me delegacionin e kryesuar nga z. Rifat Sait – afarist i njohur dhe ish deputet në Kuvendin e Republikës së Turqisë dhe z. Gürkan Gezer – këshilltar për çështje ekonomike në Ambasadën e Republikës së Turqisë në vendin tonë.

Diskutuam mbi perspektivën ekonomike të Çairit si vend i monumenteve të lashta kulturore, prezantova projekte që meritojnë vëmendjen e investitorëve dhe shprehëm gatishmërinë e përbashkët për fuqizim të bashkëpunimit me njësitë e vetëqeverisjes lokale të Turqisë, në veçanti me Qytetin e Izmirit.” – thotë Ganiu

scroll to top