Ganiu: Takimet ne ambasadoret, mundësi bashkepunimi

visar.jpg

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu realizoi sot takim pune me Ambasadorin e shtetit të Tajvanit në Republikën e Italisë z. Andrea S. Y. Lee dhe znj. Melanie Fang-Yin Kuo – shefе е kabinetit të ambasadorit.

Lidhur me këtë takim, kreu i Çairit në mes tjerash tha: “Takimet me shumë ambasadorë të vendeve tjera përpiqem çdoherë ti shfrytëzoj në maksimum për të përfituar nga përvoja zhvillimore e vendeve të tyre duke krijuar ura bashkëpunimi që do të zgjerojnë kapacitetet e funksionimit të komunës sonë.

Shqyrtuam mundësinë e tërheqjes së donacioneve në të ardhmen, me prioritet përmirësimin e infrastrukturës së objekteve tona shkollore dhe depërtimin e IT teknologjisë moderne si mekanizëm të nevojshëm për arsim më cilësor. Falënderoj dhe vlerësoj lartë interesimin dhe gatishmërinë e ambasadorit Lee për të ndihmuar ecurinë zhvillimore të komunës sonë.”

scroll to top