Gazetari bullgar pyet Ivanovin: A është dëbimi i kryeministrit Zaev nga zyra juaj shembull i dialogut?

Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) President Gjorge Ivanov and EU enlargement commissioner give a press conference on September 4, 2012 after their talks at EU headquarters in Brussels. Macedonia was granted EU candidate status in 2005, but the start of the accession talks has been blocked ever since by Greece due to the name row. Athens and Skopje have been at loggerheads over the right to the name Macedonia since the former Yugoslav republic proclaimed independence in 1991, as a northern Greek province has the same name. AFP PHOTO / GEORGES GOBET (Photo credit should read GEORGES GOBET/AFP/GettyImages)

Në pres konferencën e përbashkët me presidentin bullgar Rumen Radev, presidenti Gjorge Ivanov është kapur ngushtë nga gazetarët dhe mediat e atjeshme kur është pyetur për marrëveshjen rreth emrit.

“Nuk pranoj kualifikime se unë jam pengesë për stabilitetin e rajonit. E di kush e çon Maqedoninë drejt asaj gjendje, e di kush e rrezikon të ardhmen e saj, e di kush pengon të drejtën e prosperitetit të një populli. Prandaj ju lus të jeni të matur në kualifikimet e juaja dhe mos bini në ndikimin e mendimeve të huaja”, ka thënë presidenti Ivanov në pyetjen nga gazetari i Agjencisë bullgare BGNES.

Ai ka folur edhe për takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, duke ftuar mediat të mos spekulojnë.

“Askënd nuk kam dëbuar nga kabineti im, kishim takim. Për herë të parë më është ofruar dokument, ku nuk jam i përfshirë. Kur e mora atë dokument, nuk ka se ç’ të flas në atë takim”, ka thënë Ivanov.

scroll to top