Genta ndan me fansat momente romantike nga pushimet përrallore me të dashurin

auto_Genta_ismajli21500578205.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta, po shijojnë së bashku disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë të mira së bashku, teksa shumë nga momentet e ëmbla së bashku, nuk hezitojnë që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre.

Së fundmi, çifti kanë publikuar një video të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku shfaqen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, teksa zhyten njëherësh në pishinën me ujë.

“Ne udhëtojmë së bashku me dashurinë time”, ka shkruar Huseyin në mbishkrimin e videos së ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

scroll to top