Gjashtë funksionarë të lartë do dëshmojnë në komisionin anketues

Kryeministri Gruevski, ministri i financave Zoran Stavreski, ish ministrja Jankullovska, janë dëshmitarët e parë të cilët VMRO iu bën thirje të dëshmojnë para anëtarëve të komisionit anketues për skandalin e përgjimeve.

Propozimi i LSDM ka qenë se dëshmitarët e parë të jenë shefi kabinetit kryeministri, Protugjer, ish shefi i kundërzbulimit Mijalkov dhe ish ministri transportit Janakieski.

Kryetari i komisionit Shilegov ka bërë thirje që dëshmitarët në afat prej 48 orëve të dorëzojnë raport për aktivitetin e paraparë nga 9 deri më 15 dhjetor.

Antonio Miloshoski që në fillim të seancës së sotme ka deklaruar se shumica parlamentare do kërkojë që dëshmitë të bëhen në séance të mbyllura sepse sipas tij me rëndësi të tregohet e vërteta e jot ë behët teatër.

scroll to top