Gjendet pas një jave 17-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Irlandë

Një adoleshente shqiptare që prej një jave rezultonte e zhdukur, është gjetur nga autoritetet në Irlandë, shtet ku ajo jeton me familjen e saj.
Olta Dodaj, 17 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, por mediat irlandeze nuk kanë dhënë më shumë detaje se ku ndodhej vajza gjatë 7 ditëve që familja nuk kishte asnjë informacion për të.

17-vjeçarja ishte zhdukur nga banesa e saj në Newbrigde më 11 Prill. Që prej asaj dite, policia nisi menjëherë kërkimet. Edhe komuniteti shqiptar në Irlandë u angazhua për të ndihmuar autoritetet me informacione të dobishme që mund të çonin në gjetjen e adoleshentes.

Tashmë ajo është dërguar e sigurt në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Familja e shqiptares ka falenderuar të gjithë që ndihmuan për gjetjen e vajzës /Expres

scroll to top