Gjeneva në alarm nga sulmet terroriste!!

Policia e Gjenevës është duke kërkuar në mënyrë active për të dyshuar për terroristë të lidhur me sulmin makabër në Paris, nga I cili humbën jetën 130 persona.
Një “informatë” që katër persona të përfshirë në sulmet e Parisit janë në Zvicërr, ka ngritur alarmin nga terrorizmi, me çka janë aktivizuar policia e mirëarmatosur në mbrojtje të objekteve të rëndësishme si dhe të zyrave të Kombeve të Bashkuara.
“Në kuadër të hetimeve të kryera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, pas sulmeve në Paris, policia e Gjenevës dhe e partnerëve të saj janë në kërkim të njerëzve që dyshohen si terroristë, të cilët janë vërtetuar nga Konfederata Zvicerane”, thuhet në një deklaratë të departamenti të sigurisë së Gjenevës.
Frika nga terrorizmi është duke dëmtuar imazhin e shteteve europiane dhe është duke I detyruar autoritetet që të reagojnë me ashpërsi, qoftë edhe në dyshimin më të vogël./ ilirianews.mk

scroll to top