Gjermania hap dyert për punëtorë nga Maqedonia

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, Anette Kramme, në një bisedë me “Deutsche Welle” përsëriti edhe një herë atë që zyrtarët e lartë gjermanë nuk kanë ngurruar ta bëjnë të qartë në më shumë se një rast: shqiptarët nuk kanë mundësi për azil politik.
Por nga viti që vjen, Berlini do t’i hapë rrugë lëvizjes së ligjshme të fuqisë punëtore nga Ballkani drejt Gjermanisë. 2016-a, pohon Kramme, do të shënojë hapjen e tregut gjerman të punës për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Sipas propozimeve të tanishme, parashikohet që nga këto vende, të pranohen rreth 20.000 punëtorë në vit. Ligji i ri do të jetë i vlefshëm deri në 2020, kur do të bëhet rivlerësimi i tij.
“Prej këtyre rregullave mund të përfitojë Gjermania, por edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, thotë zyrtarja e ministrisë gjermane të Punës.
scroll to top