Gjykata e Apelit refuzon ankesën e “Boki 13” për masën e paraburgimit

boki.jpg

Gjykata e Apelit në Shkup sot e ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën për paraburgim të të akuzuarit të parë në rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13”.

“Gjykata e Apelit- Shkup në datë 04.12.2019, duke vepruar sipas ankesës së të akuzuarit Bojan Jovanovski përmes avokatit mbrojtës, Sashko Dukoski nga Shkupi, kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë të datës 20.11.2019, me çka është refuzuar propozimi për heqjen e masës së paraburgimit dhe zëvendësimit të të njëjtës me masa tjera më të buta për sigurimin e pranisë së të akuzuarit Bojan Jovanovski, gjatë procedurës pas shqyrtimit të shkresave rreth lëndës ka vendosur që ankesën ta hedh poshtë, konform dispozitës së nenit 172, paragrafi 2 i pikës 5 të Ligjit për procedurë penale lidhur me paragrafin 1 të të njëjtit nen të Ligjit, ku refuzohet propozimi për caktimin ose heqjen e paraburgimit, nuk lejohet ankesë e veçantë”, theksohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Nga Apeli informojnë se shpjegimi i arsyeve për vendim të këtillë do të bëhet i ditur në mënyrë shtesë.

Ndryshe, pas arrestimit Bojan Jovanovskit iu caktua masa e paraburgimit, pasi është i akuzuar në rasti “Haraçi”.

Përveç tij, e akuzuar është edhe ish-shefja e PSP-së Katica Janeva. Ndërsa i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec, pas pranimit të fajit, sot u dënua me tre vjet burg.

scroll to top