Gjyqësori sot në grevë

Rreth 2 mijë nëpunës gjyqësor nga të gjitha gjykatat në Maqedoni, sot do të dalin në grevë paralajmëruese prej orës 10 e 30 deri në ora 12 e 30, për shkak se kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit për nëpunësit gjyqësor nuk po merren parasysh nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas sekretarit të sindikatës, Tërpe Dejanovski, ata aspak nuk janë të kënaqur nga ligji sepse po iu mohon shumë të drejta nëpunësve gjyqësor.

“Nuk kemi qenë të informuar, dhe as nuk kemi qenë pjesëmarrës në Grupet e Punës për përgatitjen e këtij ligji. Kemi dorëzuar vërejtje, kemi organizuar takime pune në Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu, organizuam edhe grevë me 1 maj që i referohej ligjit për nëpunës gjyqësor”, tha sekretarit i Sindikatës, Tërpe Dejanovski.

scroll to top