Slider

Gjysma e ASH në Tetovë nuk e votojnë Bilall Kasamin?

Në ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, partitë politike vazhdojnë të kenë takime nëpër zona ku ata janë në balotazh. Në vijë të kësaj është edhe gara për qytetin kryesorë të shqiptarëve Tetovën mes Teuta Arifit nga BDI dhe Bilall Kasami nga BESA por kjo nuk përfundon vetëm këtu sepse në pyetje është se kush do mbetet lideri kryesorë i opozitës dhe partia e dytë më e fortë sepse e para dihet që është e padiskutueshme BDI dhe lideri i shqiptarëve pa konkurrencë vazhdon të mbetet Ali Ahmeti. Beteja në këtë mes zhvillohet mes ASH-së dhe BESËS.

Ndonëse në shikim të parë duket se ata kanë një koalicion kundër kandidatëve të BDI-së, por kjo në fakt del të jetë një luftë se kush cilën do ta nxjerrë në pozitë jashtë loje si në rregullat sportive. Në këtë lojë, të mjegullt mes të dytëve ASH apo BESA, duket se kjo e fundit nuk e kupton skenarin që po i përgatitet.

Billall Kasami i llogarit votat e ASH-së për Tetovën që në rrethin e parë këta të fundit as nuk llogarisnin në liderin e Besës. Kasami kujton se ASH po bën një luftë për ta rrëzuar BDI-në por kjo më së shumti po bëhet kundër tij sepse gjysma e ASH-së në Tetovë nuk do ta votojnë Bilall Kasamin. Kjo ka një arsye të fortë për shkakun se partia e Selës nuk do që të forcohet kundërshtari i tij që në këtë rast nuk është BDI por vetë Besa.

Edhe pse sot janë takuar KASAMI me Vullnet Murselin, TetovaSot mëson se gjysma e ASH-së nuk e votojnë Kasamin. Arsyeja se përse nuk e votojnë është që me “urdhër” të Selës, ata do ta bojkotojnë shkaku se vetë Sela të vazhdojë të ngelet lider i opozitës numër dy sepse i pari vazhdon të mbetet pa konkurrencë Ali Ahmeti. ASH-së nuk i konvenon apo nevojitet që Kasami të forcohet për arsyet e lartëpërmendura. ASH-së  i konvenon që BESA të mos fitojë asnjë komunë dhe të jetë nën kthetrat e Selës, ashtu siç është edhe Gashi që nuk do të fitojë Çairin.

E ardhmja dihet më sipas matematikës së Selës, pra në garë do mbeteshin kreu i ASH-së dhe ai i BDI-së sepse këtë gjithmonë e ëndërron Sela duke mbijetuar kështu si lider i opzitës njejtë si shefi i tij i dikurshëm Menduh Thaçi,  20 vite si lider humbës i opozitës. /TetovaSot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button