Golden State Warriors vazhdon të shkëlqejë

Basketbollistët e Golden State Warriors si duket nuk ka kush ti ndal në NBA.
Kampionët e ligës më të fortë në botë në basketboll kanë triumfuar edhe kundër Utah Jazz me rezultat 106-103, duke bërë që të vazhdohet seria e fitoreve pa humbje prej 19-0.
Basketbollisti më i mirë i kampionit aktual të NBA-së, Stephen Curry edhe një herë ishte i pandalshëm duke realizuar 26 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.
Golden State tani është skuadra e tretë në histori e NBA-së me më së shumti fitore radhazi.
Rekordin e mban Los Angeles Lakers dhe Miami Heat me nga 33 fitore, përkatësisht 27. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Detroit 116-105 Houston
Miami 95-105 Boston
Atlanta 106-100 Oklahoma City
Chicago 92-89 San Antonio
Milwaukee 92-74 Denver
Utah 103-106 Golden State
Sacramento 112-98 Dallas
L.A. Clippers 102-87 Portland

scroll to top