Google dhe Ford bashkëpunojnë në krijimin e veturës vetë-drejtuese

Google dhe Ford do të ndërtojnë një ndërmarrje të përbashkët ku do të krijojnë makina vetë-drejtuese me teknologjinë e Google-it. Ky lajm është bërë i ditur nga uebsajti Yahoo, i cili citon tre burime të afërta me kompaninë. Sipas këtyre burimeve, kompanitë do të zbulojnë partneritetin e tyre tek Shfaqja Elektronike e Konsumatorit, që do të zhvillohet në muajin janar.

Google ka testuar deri tani 53 makina vetë-drejtuese në rrugët e Kalifornisë dhe Teksasit. Duke bashkëpunuar me Ford-in, gjiganti i motorit të kërkimit do të ketë më pak shpenzime dhe nuk do t’i duhen shumë vite për të ndërtuar makinat autonome. Në fillim të këtij viti, bashkëthemeluesi i Google-it, Sergey Brin, deklaroi se po kërkonin partnerë të ri që do të përdorin sistemin vetë-drejtues të kompanisë, për të shmangur numrin e madh të aksidenteve që ndodhin çdo ditë në rrugë.

scroll to top