Google Wallet mundëson transferim parash nëpërmjet SMS-it

Një përditësim i ri në Google Wallet do të eliminojë nevojën për të përdorur një adresë emaili kur bëhet dërgimi i parave.

Përdoruesit do të mund të dërgojnë të holla tek të gjithë njerëzit në listën e tyre të kontakteve me një numër telefoni nëpërmjet një mesazhi të thjeshtë.

Kur një përdorues bën dërgimin e parave me një mesazh, kontakti i tij do ta pranojë një link të sigurt.

Pas klikimit në link, pranuesi i parave mund të fus informacionin e kartës së debitit për të marrë paratë, të cilat pastaj do të shfaqen në llogarinë bankare të këtij të fundit në disa minuta pasi është bërë ky transaksion.

scroll to top