Gostivari në Gjorçe Petrov përballë Makedonijas kërkon ta mbyll me fitore sezonin vjeshtor

Ekipi i Gostivarit të shtunën në Gjorçe Petrov në Shkup do të përballet me skuadrën e Makedonijas.

Kjo është ndeshja e fundit në pjesën e parë të sezonit futbollistik 2015/16 në Ligën e Dytë republikane në futboll.

“Na pret ndeshje mjaft e vështirë. Makedonija Gjorçe Petrov është ekip mjaft cilësor dhe jo rastësisht gjendet në kreun e tabelës. Në jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Në ekip mbizotëron atmosferë pozitive dhe me moral të lart dhe besoj se do te kthehemi me rezultat pozitiv prej Shkupi”, tha për Radio Vala, trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Në ndeshjen ndaj Makedonija Gj.P, kthehet mesfushori Mujdin Nebi, por do mungoje mbrojtësi Burak Menga i cili ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen e kaluar kundër Vëllazërimit.

Ndeshja Makedonija – Gostivari do të zhvillohet të shtunën me 28 nëntor 2015, me fillim në ora 13:00, në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

scroll to top