Grabitje e armatosur në ekspoziturën e Bankës NLB në Çair

policia-620x330-1_1488297459-1044613-1.jpg

Persona të armatosur kanë kryer grabitje në Bankën NLB në rrugën “Ferid Bajram” në Çair të Shkupit, ku janë vjedhur tani për tani një shumë e panjohur e parave.

Në MPB ngjarja është raportuar në orën 10:30 minuta dhe siç sqarojnë gjatë grabitjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por nuk ka të lënduar.

Nga ana e grabitësve fizikisht është sulmuar dhe lënduar E.E. 26 vjeç i punësuar në sigurimin e bankës.

Nëpunësit policorë menjëherë pas denoncimit të grabitjes kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimi për zbardhjen e rastit.

Siç kumtuan nga Banka NLB, së bashku me autoritetet kompetente janë duke punuar në zbardhjen e rastit si edhe përcaktimin e lartësisë së dëmit të bërë.

Theksojnë se klientët të cilët kanë qenë në ato momente në ekspoziturë dhe të punësuarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë.

“Mjetet e klientëve tanë janë të sigurt, pasi Banka ka sigurim për të gjithë pronën dhe mjetet e veta”, theksojnë në kumtesë.

scroll to top