Grabitje me armë në Prishtinë

Dje në mbrëmje në Prishtinë është raportuar se një person nën kërcënimin e armës ka kryer një grabitje.
Grabitja sipas raportit policor është kryer në një objekt të lojërave të fatit dhe grabitësi ka marrë një shumë prej 1,170 eurosh. Më pas ai është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar

scroll to top