Granit Xhaka: E dëshiroja përballjen me Shqipërinë

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka ka komentuar pas hedhjes së shortit të shtunën në Paris, për kampionatin evropian Franca 2016.

Granit Xhaka ka thënë se ka shpresuar në një përballje me Shqipërinë në këtë turne.

“Shpresoja të luaja kundër Shqipërisë. Kjo tashmë do të ndodhë”, ka thënë Granit Xhaka për Uefa.com.

Grupi A do të vë përballë njëri-tjetrin vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka, ku i pari mbron ngjyrat e Zvicrës kurse i dyti ngjyrat e Shqipërisë.

scroll to top