Granit Xhaka në Premierligë

Granit Xhaka mund të transferohet në Premier Ligë

Kapiteni i Monchengladbachut, Granit Xhaka, karrierën e tij mund ta vazhdojë në Angli te Arsenali.

Skuadra e Arsene Ëenger, është e interesuar për mesfushorin shqiptar, raporton Sky Sport gjerman.

Londinezët janë në kërkim të një mesfushori qendror, pas lëndimit të Francis Coquelinit, dhe Xhaka duket zëvendësuesi më i mundshëm për francezin.

Për Granit Xhakën, interesim kanë shprehur edhe Liverpool, Atletico Madrid e Bayern Muncih. Xhaka ka kontratë me Borussia Monchengladbachun deri ën vitin 2019, por sipas gjitha mediave botërore, ai po luan sezonin e fundit në Bundesligë. /Express/

scroll to top