Grekët kanë 4 miliardë franga në bankat zvicerane

Gjermania me Athinën kanë shkëmbyer informacione për afro 10 mijë llogari bankare në bankat zvicerane, në bazë të të cilave është e mundur të zbulohen detajet e evazionit të mundshëm tatimor nga ana e qytetarëve grekë, sipas agjencive ndërkombëtare.
Autoritetet gjermane në Nordrhein-Westfalen thonë se qytetarët dhe kompanitë greke në llogaritë e bankave zvicerane mbajnë rreth katër miliardë franga zvicerane, raporton AP.
Rregulloret mbi sekretin bankar në Zvicër ka kohë që lejojnë shtetasit e huaj për të fshehur paratë në bankat lokale.
Megjithatë, Zvicra vitet e fundit ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet e huaja tatimore.
Ministri i gjerman Financave, Walter Borjans, tha se të dhënat mund të ndihmojnë Greqinë për të zgjidhur pjesërisht problemin e evazionit fiskal.
Zvicra ka kritikuar përdorimin e të dhënave të llogarive nga autoritetet e huaja, sepse, sipas saj, këto të dhëna janë mbledhur në mënyrë të paligjshme.

scroll to top