Gripi në Maqedoni

Gjatë javës së 45-të të vitit 2015 (26.10-01.11.2015), në Republikën e Maqedonisë prej dhjetë njësive raportuese janë raportuar 99 raste të gripit me incidencë prej 4.8 në 100.000 banorë, që nuk është një rritje e madhe krahasuar me javën e kaluar (77). Numri i personave të raportuar gjatë kësaj jave është pothuajse i njëjtë me atë në javën e 44-të të sezonit të kaluar kur janë regjistruar 98 raste.(Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sezonal sipas javës së raportimit, lakore epidemike tipike e modeluar e pesë sezoneve të fundit, sezoni 2014/2015 dhe sezoni 2015/2016

Si edhe gjatë javës së kaluar,në javën e 45-të numri më i madh i të sëmurëve (57) janë raportuar në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës nga 15-64 vjet, ndërsa morbiditet më i lartë Mb(12,9/100.000) është regjistruar tek më të rinjtë – fëmijët në moshën 0-4 vjet.
Gjatë kësaj jave pranë Institutit të shëndetit publik kanë arrirë 6 materiale biologjike për analizë laboratorike të cilat kanë rezultuar negative për prani të gripit. Gjatë sezonit 2015/16 nga 13 mostrat e arrira deri tani, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv për prani të gripit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara këtë sezon është 324, ndërsa incidenca kumulative është – 15,7/100.000 banorë. Në këtë sezon persona të sëmurë janë raportuar nga 15 njësi raportuese. Numri më i madh i tyre janë regjistruar në QSHP Tetovë (121), QSHP Kumanovë (57) dhe QSHP Prilep (45), ndërsa në njësitë e tjera raportuese janë regjistruar raste sporadike.

Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshave, numër më të madh të të sëmurëve ka në grupmoshën 15-64 vjet – 204 (63%), ndërsa incidencë kumulative më të madhe prej 26,7/100 000 banorë është regjistruar tek personat në moshë nga 0-4 vjet.
Duke filluar nga java e 42-të ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Sipas raportimeve të deritanishme, janë vaksinuar gjithsej 23 556 persona, ose 76,8% prej numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara për këtë sezon. Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 61.3%, 34,6% persona në moshë nga 30-64 vjet, ndërsa grupmosha nga 5-29 vjet përbën 1.4% të të vaksinuarve. Janë vaksinuar 5 fëmijë nën moshën 5 vjeçare. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 69,8% janë persona me sëmundje kronike. Gjatë këtij sezoni janë vaksinuar edhe 695 punonjës shëndetësor (3,0% e të vaksinuarve).

Vaksinimi ka përfunduar në NJ SH. Nikollë, QSHP Strumicë, NJR Vallandovë dhe NJR Radovish.
Duke pasur parasysh pasqyrën epidemiologjike për javën e 45-të, rezultatet negative të mbikëqyrjes virusologjike dhe të dhënat për aktivitetin e gripit për të njëjtën periudhë në të kaluarën, mund të konstatohet se aktiviteti i gripit në Republikën Maqedonisë deri në këto momente është me intensitet të ulët.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj Instituti i shëndetit publik rekomandon që të gjithë personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobët të drejtohen pranë Qendrave të shëndetit publik ose Njësive rajonale për informacion dhe vaksinim kundër gripit sezonal.

RAJONI EVROPIAN
Sipas informacioneve të prezantuara në Flu News Europe (për javën e 44-të), për gjendjen me gripin në sezonin 2015/2016 në Evropë, sipas të dhënave epidemiologjike për 40 vende, aktiviteti i virusit të influencës është me intensitet të ulët, dhe aktivitet gjeografik lokal ose sporadik.

Nga fillimi i sezonit janë raportuar gjithsej 23 izolate të influencës A të vërtetuara në laborator. Janë detektuar të tre viruset sezonalë të influencës (А (H1N1) pdm09, А (H3N2) dhe B).

scroll to top