Gruaja e Ivanoviqit: E vërteta e vrasjes së bashkëshortit do të del me video

Oliver_Ivanoviq3.jpg

E veja e Oliver Ivanoviqit, Milena Ivanoviq, ka deklaruar sot se vrasja e burrit të saj ka filluar të keqpërdoret dhe politizohet, dhe të gjitha këto do të qartësohen do të publikohet një video e ngjarjes, transmeton Gazeta Metro.Ivanoviq ka folur sot për transmetuesin shtetëror RTS, dhe ka treguar se sot ka më shumë informata rreth vdekjes së bashkëshortit të saj.“Po i dëgjoj organet kompetente të Prishtinës, po i dëgjoje dhe tanët. Po shpresoj se e vërteta do të del në shesh, nëse jo këtë vit, ndonjë vit tjetër”, ka thënë e veja e Ivanoviq.Siç ka deklaruar ajo, duket se për momentin është e vetmja që ka më së shumti informacione rreth rastit të vrasjes së burrit të saj.“Për mua është më e rëndësishme të del e vërteta. Besoj shumë në hetuesinë tonë, por pres të shoh çka do të ndodh. Mendoj që e vërteta nuk mund të fshihet më, dhe here do kur do të del video”, shtoi gruaja e liderit Oliver Ivanoviq.“Ka pasur shumë të arrestuar gjoja për vrasjen e Oliver-it, tani ka pesë emra të rinj. Mendoj se për fat të keq do të vazhdojë në vitin 2019, se do të përdoret dhe keqpërdoret kjo tragjedi sa duhet, do të shfaqet disa emra të rinj. Mendoj se kjo nuk është e drejtë. Kushdo që qëndron prapa këtyre tregimeve duhet të ndalojë dhe mendoj se duhet të bashkohemi së bashku Beogradi, Prishtina dhe të huajt, të cilët unë mendoj se janë shumë të rëndësishme, të zbulojmë të vërtetën dhe të dimë se kush ka shtënë në Oliver-in, mendoj se kjo është e rëndësishme për ne”, tha Ivanoviq.Milena Ivanoviq është gruaja e dytë e të ndjerit Oliver Ivanoviq, dhe se ajo është akuzuar se ishe e fundit, që ndali kamerat e sigurimit në zyre ku më pas edhe ndodhi vrasja e Liderit Oliver Ivanoviq, i cili nuk shkonte përshtati me politikat e Beogradit.Vizioni i Ivanoviq për serbet e veriut, ishte që ata të mbesin në një autonomi të komunave në Veri, e cila pak a shumë i ngjanë edhe asaj që në diskursin publik, njihet ‘asociacioni me të drejta ekzekutive’. Ivanoviq u vra me 3 janar të vitit të kaluar.

scroll to top