Gruaja jeton në kafazin e ndërtuar nga burri i saj

Një grua në Kinë është detyruar të jetojë për një vit në kafazin prej druri të ndërtuar nga burri i saj.

Li Jinci nga Foshan, Guangdong tha se gruaja e tij, 33 vjeçarja Chen Xuemei, është me probleme mendore .

Duke qënë se gjendja e saj po përkeqësohej kohët e fundit ai vendosi ta burgoste atë në një kafaz prej druri të cilin e ndërtoi për dy ditë.

Burri 43 vjeçar i tha për People’s Daily se kjo ishte e vetmja mënyrë që ajo të mos lëndonte pjestarët e familjes.

Kafazi 1,5 metra i gjatë dhe 1 metra i gjerë u ndërtua nga Li në fillim të vitit 2015 pasi Chen theu pasqyrën e një makine të shtrenjtë ku familja u detyrua të paguante 10 mijë jen për dëmin.

Kur gazetarja vizitoi familjen, 33 vjeçarja po bërtiste brenda kafazit teksa mbahej te kangjellat.

“Këtë e bëjmë për të ndihmuar familjen të mbijetojë. Për familjen tonë, lumturi do të thotë thjesht të vazhdojmë të jetojmë.” – u shpreh Li ndërkohë që reporterja shihte skenën.

2F657E5A00000578-3360736-image-a-1_1450192838709 2F657F0E00000578-3360736-image-a-2_1450192843270 2F65808C00000578-3360736-image-a-8_1450192901934 2F657EBD00000578-3360736-image-a-4_1450192886058 2F65811E00000578-3360736-image-a-25_1450193002778

scroll to top