Grubi anulon Komisionin parlamentar pasiqë nuk respektoi gjuhën shqipe

Pas paralajmërit se të enjten në takimin Koxias-Popovski në Athinë se Greqia do të japë propozim të pranueshëm për zgjidhjen e emrit, VMRO u shpreh se çdo propozim duhet të jetë në nëj vijë me aktvendimin e Gjykatës së Hagës, përndryshe gjithçka do të ishte fasadë.
Nga tabori i BDI-së, deputetit Grubi u shpreh në vijim: “ Mënyra e të menduarit me komunitetin maqedonas mendoj se është e përafërt dhe jam optimist se do të gjindet një zgjidhje midis palëve. Duhet nisur disa aktivitete që dialogu të intensifikohet edhe para mbajtjes së zgjedhjeve të 24 Prillit, me çrast zgjidhja finale do të liheshte pas përfundimit të proçesit zgjedhor në vend”.

LSDM në anën tjetër pohon se kjo është një lojë parazgjedhore e VMRO-së, hedhet bombë gazi me çka maqedonia duhet të tregojë konstruktivitet karshi të tjerëve. Kunovksa nga LSDM kritikoi Popovskin për mospërfillje të Komisionit parlamentar ku duhej të informonte deputetët për vizitën e tij të fundit në Athinë.
Megjithatë ky komision u anulua pas reagimit të deputetit Artan Grubi për mospërfillje të gjuhës shqipe. Ai komisionit i tha se e ka obligim ligjor që marrëveshjet të bëhen edhe në shqip, dhe në përputhje me rregulloren kërkoi që ky komision të anulohet, me çrast edhe ashtu ndodhi.

scroll to top