Grubi nga Berlini: Maqedonia gati për në NATO

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili nuk ka pushuar gjatë mandatit të tij për të lobuar dhe takuar të gjithë liderët europian dhe përfaqësues të SHBA-së për ndryshimin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, sot ai gjendet në Gjermani bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Ai nga Berlini jep lajme të mira, se Maqedonia shumë shpejtë do të jetë anëtare e NATO-s dhe Gjermania është mbështetëse e madhe në rrugën EuroAtlantike.

“Bashkarish po i ecim hapat përfundimtar drejt datës për fillim të negociatave me BE dhe ftesës për anëtarësim në NATO.

Gjermania e kemi aleat dhe mbështes në rrugën tonë EuroAtlantike” ka shkruar Grubi.

Ndryshe Maqedonia dhe Greqia ditë më parë arritën marrëveshje historike duke ndryshuar emrin e Maqedonisë në Maqedonia Veriore ku shqiptarët kanë qenë faktor kyç në këtë proces./TS/

scroll to top