Grubi: Projekti për BE-në do të përfundojë kur bashkimi do të jetë i plotë

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi ka mbajtur fjalim sot në mbledhjen me temë “Perspektiva franceze mbi ardhmërinë e BE-së” në Kuvend.
Fjalimi i plotë:

BE-ja në dekadën e kaluar u ballafaqua me seri sfidash serioze, por megjithatë, liderët evropianë u bashkuan dhe i përshpejtuan reformat e nevojshme për një BE më efikase dhe më të fuqishme me qytetarët e vet, ndërsa fitil për mobilizimin evropian vlerësohet se ishte Bregziti.

Në dritën e përfundimit të mandatit të Komisionit aktual si dhe zgjedhjet evropiane në maj 2019, zgjerimi i BE-së me vendet e Evropës Juglindore, për herë të parë pas një kohe të gjatë, u bë pjesë e prioriteteve të kryesuesve me BE-në derisa KE-ja në shkurt e publikoi dokumentin e veçantë strategjik për EJL-në në të cilin për herë të parë vendosi kornizë kohore orientuese – 2025 – si mundësi më e hershme për anëtarësimin e kandidatëve të cilët do t’i përmbushin të gjitha kushtet. Dokumenti është pjesë e agjendës për përforcimin e Bashkimit Evropian.

Konsideroj se Evropa Juglindore ka më tepër mundësi të paraqes fitil për mobilizimin e Bashkimit Evropian nga perspektiva gjeostrategjike dhe gjeopolitike të kontinentit dhe për këtë arsye shpresoj se liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian guximshëm do t’u shpjegojnë qytetarëve të vet përse është me rëndësi zgjerimi.
Gjatë sfidës me Bregzitin, liderët evropianë u ndalën me vendosmëri dhe vendosën ta udhëheqin mendimin publik të qytetarëve të vet e mos të udhëhiqen nga perceptimet dhe paragjykimet.

Shpresoj se, gjithashtu, me guxim dhe vendosmëri do ta udhëheqin bindjen faktike të qytetarëve të vet për rëndësinë e integrimit të vendeve të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se nuk do të konfirmohen me euroskepticizmin sipërfaqësor të bazuar në qëndrimet joracionale.

Detyra jonë në procesin aderues është t’i përmbushim të gjitha kushtet për afrimin në fillimin e negociatave për anëtarësim.

Për marrjen e datës për negociata këtë vit, vendi im i përmbushi të gjitha kushtet, përmes tejkalimit të krizës politike, formimit të qeverisë së re, mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike, përparimit në realizimin e prioriteteve urgjente të reformave, lidhjes së marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë, rrumbullakimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zgjedhjes së prokurorit publik dhe gjykatësve kushtetues, paraqet përfundimin e negociatave për tejkalimin e dallimit për emrin, për çka, unë jam optimist se muaji maj është muaji i vendimeve të mëdha.
Ne, vepruam me guxim në përputhje me pritjet e miqve tanë në Bruksel.

Tani, presim të njëjtin, madje edhe më shumë guxim dhe vendosmëri edhe nga shtetet anëtare të Bashkimit në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim.
Presidenti Makron në Parlamentin Evropian nuk pati asnjë dyshim për integrimin e vendeve tona në Bashkim.

Ne ju kërkojmë që të mos vlerësoni rreptësishtë, por në mënyrë të drejtë dhe të saktë me një përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen, paqen dhe stabilitetin e kontinentit tonë, pa asnjë llogaritje tjetër.

Vlerësoj veçanërisht propozimin e presidentit Makron për të sjellë më afër idenë e nevojës për reforma thelbësore në Bashkim, Komisioni i BE-së në Asamblenë Kombëtare të organizojë një sërë debatesh publike ku faktorët e ndryshëm social do të marrin pjesë për të ardhmen e Bashkimit.

Në debat, në të cilin do të kyçen edhe vendet anëtare të BE-së (secila me procedurën e vet) dhe që do të zgjasë deri në tetor 2018 si dhe analiza që dalë nga ky debat do të përdoren si bazë për përfundimet e Samitit për ardhmërinë e BE, të parapara për në mars 2019 (Rumani), por me siguri edhe për saktësimin e një pozicion të qartë francez lidhur me zgjerimin dhe Rajonin me vendet e Evropës Juglindore.

Së fundi, do të konkludoj se sa herë që hezitojmë dhe llogarisim politikisht, duhet të kujtojmë se Bashkimi Evropian ka filluar si një projekt që do të sigurojë paqe të qëndrueshme në kontinentin tonë që vuajti nga dy luftëra botërore dhe konflikte të panumërta dhe se ky proces do të përfundojë kur bashkimi do të jetë i plotë.

scroll to top