Grubi takim pune me ministren për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo

grubi.jpg

Nesër, 26 shkurt 2019, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, së bashku me anëtarët dhe zëvendësit e Komisionit, do të kenë takim pune me ministren për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, znj. Natali Loazo.

Në shoqërimin e znj. Loazo do të jenë edhe znj. Marta de Sidrak, senatore nga Ivelini dhe kryetare e grupit Francë-Ballkani Perëndimor, dhe z. Bertran Sor, deputet nga Lamanshi, kryetar i grupit për miqësi Francë-Maqedonia e Veriut dhe ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Kristijan Timonie.

Në takim, pritet të bëhet fjalë për gjendjet aktuale dhe mbështetjen franceze për proceset euroatlantike të vendit.

scroll to top