Gruevski akuzon PSP-në: Na shkatërruat ?!

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e ka cilësuar PSP-në si dorë e djathë e LSDP-së, e cila ka qëllim ta shkatërron VMRO-DPMNE-në.

Gruevski këto akuza në adresë të Prokurorisë Speciale Publike të Shkupit i bëri gjat një prononcimi për portalin maqedonas Telegraf.mk, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, Prokuroria Speciale Publike e Shkupit është okupuar nga persona që përkrahin ideologjinë e LSDM-së, dhe kanë të vetmin qëllim, që ta shkatërron VMRO-DPMNE-në.

Ai mes tjerash anëtarët e PSP-së i klasifikon si “persona politik të motivuar” kundër partisë së tij, të cilët në mungesë të fakteve vazhdimisht kryejnë shantazhe dhe fyerje drejt disa individëve.

“Në mungesë të dëshmive ndaj disa individëve, PSP-ja e Shkupit ka për qëllim që të kryej eliminime politike. PSP-ja mundohet të krijon dëshmitar të rrejshëm, me të vetmin qëllim që anëtarët e VMRO-DPMNE-së ti shkatërron dhe largon. Ata këtë e bëjnë me fyerje dhe shantazhe duke dashur që ti ndihmojnë një subjekti tjetër politik” – deklaroi ish Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

scroll to top