Gruevski këtë javë, më shumë në gjykatë se në shtëpi!?

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski gati tërë javën do ta kalojë nëpër gjykata. Nga pesë ditë pune, ai për katër ditë rresht do të duhet të paraqitet në gjyq, informon INA.

Sot, nesër dhe të premten do të duhet të paraqitet në seanca gjyqësore për rastin “Tanku” lidhur me blerjen e Mercedesit me një vlerë marramendëse prej 600 mijë eurove, një rast i hetuar nga Prokuroria Speciale.

Të mërkurën ai do të paraqitet për rastin “Trajektorja”, për përqindjet për autostradat, nga kompanitë kineze. Ndërsa të premten do të duhet të paraqitet edhe tek shërbimi i arkivit të gjykatës, si masë e rregullt e kujdesit.(INA), transmeton /ilirianews.mk/

scroll to top