Gruevski: Maqedonia është e hapur për investimet kineze

Kryetari i Qeverisë së Republikës ë Maqedonisë Nikolla Gruevski, sot së bashku me një delegacion qeveritar në përbërjen e të cilit janë nënkryministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Vladimir Peshevski dhe zëvendësministri i Ekonomisë Hristijan Delev, mori pjesë në Samitin e katër të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe RP të Kinës dhe Forumit të 5-të Ekonomiko-tregtar që u mbajt në qytetin Suxhou, Republika Popullore e Kinës.

Kryeministri Gruevski pati fjalim në Samitin e shefave të qeverive ku ishin të pranishm 16 delegacione nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore dhe organizatorit, kreyministrit kinez Li Keçijang.

Gruevski theksoi se Republika e Maqedonisë është vendi i parë që i ka nnshkruar marrëveshjet konkrete për përdorimin e një pjese të mjeteve të parashikura për këtë rajon, implementimin në ndërtimin e dy akseve rrugore të autostradave Shkup-Shtip dhe Kërçovë-Ohër që momentalisht janë në fazën e ndërtimit.

Kryeministri i Maqedonisë u fokusu edhe në mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në projekte që kanë rëndësi të madhe për vendin dhe për rajonin.

scroll to top