Gruevski, Mijallkov dhe Janakievski, prioritet i Prokurores Speciale

Prokuroria ka njoftuar se i ka marrë të gjitha lëndët që duhet t`i procesojë, ata njoftojnë se disa nga këto lëndë do të gjykohen publikisht.

Lënda e parë është krijuar pas padisë penale nga LSDM kundër ish drejtorit të kundërzbulimit Sasho Mijallkov për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lënda e dytë është krijuar kundër kryeministrit Gruevski dhe ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Janakievski, dhe disa personave juridik nga Belize nën akuzën e larjeve të parave dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lënda e tretë është formuar pas padisë së LSDM kundër Gruevskit dhe Mijallkovit për keqpërdorim të detyrës dhe autorizim të personave jozyrtarë.

Nga prokuroria publike në Shkup, mes të tjerave është vërejtur edhe lënda ndaj Mijallkov dhe Goran Gruevskit për përgjim të paligjshëm. Për këtë në pyetje janë marrë Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Tito Petkovski, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Sasho Mijallkov, Goran Gruevski, përfaqësues nga MPB, tre të punësuar në drejtorinë e kundërzbulimit si dhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aferë.

scroll to top