Gruevski nuk rrin urtë as në Hungari, ja çfarë porosie ka!

“Për deputetët e shumicës kjo nuk është natë për gjumë. Kjo natë është shansi i fundit për të menduar duke i vendosur interesat kombëtare para interesave partiake dhe personale”, është kjo porosia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski drejtuar deputetëve të shumicës.

“Shumica e popullit nuk pajtohet me këtë marrëveshje, që ishte e dukshme edhe nga rezultati i freferendumit. Por, pushteti kukull është i vendosur që të shkojë kundër vullnetit të tij më çdo çmim, dhe ta burgosë secilin, ta përndjek ose linçojë secilin që i del përpara. Populli del dhe proteston por tashmë vendimi është në duart e deputetëve. Të atyre 79, 80 ose 81 deputetë”, ka ka shkruajtur Gruevski në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, është bërë gjithçka që fillimisht të votohet marrëveshja e dëmshme me Bullgarinë, dygjuhësia joligjore dhe në fund ndryshimi i emrit nga qeveria dhe deputetët kukulla.

scroll to top