Gruevski: Titulli i artikullit në “The Guardian” është koment gazetaresk, nuk është deklaratë e imja

Kryeministri Nikolla Gruevski përmes një deklarate me shkrim reagoi lidhur me interpretimet e pasakta në titullin e një artikulli në gazetën britanike “The Guardian”.
“The Guardian” artikullin e publikoi me titull “Maqedonia është e hapur për ndryshimin e emrit për të përfunduar kontesti 24-vjeçar me Greqinë.

“Nuk kam deklaruar diç të tillë dhe ne do të reagojmë deri te ‘The Guardian’. Shihet edhe nga vetë teksti se bëhet fjalë për koment gazetaresk dhe jo për deklaratë timen. Kjo është shumë e qartë. Provokime të tilla ka pasur dhe do të ketë dhe ne jemi të mësuar me këtë. Siç duket tema për emrin është bërë e famshme gjatë kësaj periudhe, saktë ashtu siç edhe e supozonim dhe interpretimet e këtilla tendencioze dhe të gabuara prej shumicës të cilët nuk ia duan të mirën procesit dhe kanë nevojë për ekskluzivitet të rremë apo të zbatojnë ndonjë agjendë të dikujt janë të pritshme”, thotë kryeministri Gruevski.

“The Guardian” artikullin e publikoi me titull “Maqedonia është e hapur për ndryshimin e emrit për të përfunduar kontesti 24-vjeçar me Greqinë.

scroll to top