Gruevskin do ta zëvendësojë një ministër i qeverisë aktuale

Në karrigen kryeministrore, pas disa javësh do të ulet një nga ministrat aktualë të Qeverisë së Gruevskit. Megjithatë, diplomatët ndërkombëtarë, në lidhje me përzgjedhjen, do të duhet ta japin aminin.

Vlladimir Bozhinovski:

“Nuk shoh arsye se përse bashkësia ndërkombëtare të insistojë për njërin apo tjetrin, kur në fakt, ai do të kryejë vetëm një funksion teknik për një muaj e gjysmë apo dy”

Petar Arsovski:

“Ai nuk mund të jetë figurë, tek i cili, opozita dhe bashkësia ndërkombëtare, haptazi nuk kanë besim. Do të thotë që, megjithatë, ai duhet të ketë ndonjë farë legjitimiteti, në kuptimin e rezultateve zgjedhore”

Blerim Reka:

“Sigurisht se heshtazi, ajo përzgjedhje e VMRO-DPMNE-së duhet ta ketë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar. Do të kërkohet një figurë e VMRO-DPMNE-së, që gjendet në rrethin e lartë partiak, i cili, po ashtu ka mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

Sasho Klekovski:

Mendoj se disa prej ministrave aktualë të Qeverisë, në mënyrë shumë korrekte do ta kryenin atë funksion. Unë nuk do të doja, që VMRO-DPMNE-ja, për ta degraduar procesin, të emërojë një person tërësisht të panjohur, me qëllim që ta diskualifikojë idenë për Qeveri kalimtare, në atë periudhë zgjedhore.

Prania e Gruevskit në Komisionin hetimor është një gjest simbolik, që duhet të tregojë gatishmëri për tejkalim të krizës politike. Në të kundërtën, i gjithë procesi do të shndërrohet në një fiasko politike, konsiderojnë analistët.

scroll to top