Guardiola: Juventusi, një nga ekipet më të mira në Europë

Trajneri i klubit gjerman, Pep Guardiola, ka deklaruar se Juventusi është një nga ekipet më të mëdha në Europë.

Spanjolli ka refuzuar ta pranojë që Bayerni është favorit në këtë përballje, duke thënë se nuk e di se cila do të jetë forma e skuadrës deri në muajin shkurt.

“Do të jetë një përballje drithëruese. Juventusi është një nga ekipet më të mira në Europë. Ata nuk filluan mirë kampionatin, por tani e kanë rigjetur formën dhe kanë mentalitet të fortë. Nëse nuk je në formën e duhur në këtë ndeshje, do të eliminohesh”, theksoi ai.

scroll to top