Guardiola kthehet në Spanjë këtë verë, sipas ish-yllit të Barcelonës

guardiolaaa.png

Legjenda braziliane Rivaldo ka pohuar se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do ta braktisë Premierligën këtë verë dhe do të kthehet në kampionatin spanjoll La Liga.

Në mars, Guardiola hodhi poshtë mundësinë për t’u larguar nga City, duke u distancuar nga lajmet se do ta marrë drejtimin e Juventusit, derisa theksoi se dëshira e tij ishte të vazhdonte me Manchester Cityn për shumë vjet të tjera, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Rivaldo ndien se miku i tij i vjetër është i hapur për t’u kthyer në vendlindje në fund të këtij sezoni, duke pohuar se Guardiolës nuk i pëlqen të qëndrojë larg familjes dhe miqve për kohë të gjatë.

“Manchester City ka ndryshuar për të mirë me ardhjen e Pep Guardiolës dhe t’i fitosh dy tituj radhazi në një ligë me kaq konkurrencë të fortë nënkupton se ai tashmë është pjesë e historisë së klubit”, tha Rivaldo.

“Mendoj se Pep do të mendojë për mundësi dhe projekte të reja këtë verë dhe, përkundër se është i kënaqur në Etihad, një propozim i mirë nga Spanja do t’i mbushte mendjen atij”, shtoi ai. 

scroll to top