Gurabija me fëstëk

Përbërësit

200 gr gjalpë e shkrirë ose margarin

1 gote kokos

1 gote te çajit lajthi

2 vezë

gjysme Pluhur pjekje

2 gota miell

PËR SHERBET

3 gota sheqer

3 gota ujë

1 luge te çajit lëng limoni

PËRMBI

lajthi

fëstek i bluar

Hapat

1 Përbërësit e brumit i derdhim në një enë dhe ia japim formën e rrumbullakët.

2 Gurabijat I lyejme me kuqët e vezës, kjo lyerje bëhet sipas dëshirës dhe i vëmë në furrë për pjekjë në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen.

3 Pasi të dalin nga furra ia derdhim sherbetin dhe gurabijat i kthejmë në anën e kundërt dhe i lëmë rreth 1 orë për pritje.

4 Pas pritjës së nevojshme përmbi i hedhim lajthi dhe fëstëk të bluar.

Ju bëftë mirë!

scroll to top