“Hail, Caesar!” çel Festivalin e Filmit në Berlin

Komedia “Hail, Caesar!” me regji të vëllezërve Joel dhe Ethan Coen, fitues të statujës së artë do të çelë edicionin e 66 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, më 11 shkurt.

Kasti përbëhet nga aktorët George Clooney, Scarlett Johansson, Josh Brolin dhe Ralph Fiennes. Ngjarjet vendosen në vitin 1920 deri në 1960, periudhë në të cilën studiot e Hollivudit patën kulmin e suksesit.

“Është e mrekullueshme, Joel dhe Ethan Coen do të çelin sërish Berlinalen. Humori i tyre, personazhet unike dhe aftësitë fantastike në rrëfim, garantojnë një emocion të vecantë për publikun. “Hail, Caesar” është fillimi perfekt për Berlinalen 2016”, tha nëpërmjet një deklarate drejtori i Festivalit Dieter Kosslick.

Filmi, ku interpretojnë edhe yje si Alden Ehrenreich, Jonah Hill, Frances McDormand, Tilda Swinton dhe Channing Tatum, i vendos ngjarjet në vitin 1950, dhe rrëfen në një ditë të vetme problemet dhe peripecitë e një studioje ndërmjetëse.

Vëllezërit Cohen për më shumë se 30 vjet janë udhëheqës të kinemasë ndërkombëtre, që nga debutimi me filmin e tyre të parë “Blood Simple” në vitin 1984. Ata kanë fituar disa herë çmimin Oscar, përfshirë edhe filmat “Fargo” dhe “No Country for Old Men”.

Ata marrin pjesë rregullisht në Berlin film festival, një prej tyre është edhe “The Big Lebowski” në vitin 1998. Filmi i tyre “True Grit” çeli festivalin e vitit 2011.

scroll to top