“Hajde thjesht t’ia japim Messit Topin e Artë dhe problemi është i zgjidhur”

MESSIIIII.jpg

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se votimi për Topin e Artë duhet të jetë i lehtë, duke thënë se Lionel Messi e meriton ta fitojë këtë çmim.

Superylli argjentinas Messi është favorit për ta fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë të hënën në Paris, pas një sezoni tjetër të shkëlqyer me Barçën, transmeton Gazeta Express.

Valverde, ekipi i të cilit e viziton Atletico Madridin në La Liga sonte, tha se votimi nuk duhet të jetë problem sepse Messi është lojtari më i mirë në botë.

“Nuk i ndjek gala mbrëmjet e ndarjes së çmimeve sepse zgjasin shumë. Vota ime? Epo, është e njëjtë si e juaja”, tha Valverde.

“Do të votoja për më të mirin, natyrisht. Çdo vit ju votoni varësisht sesi ka shkuar sezoni për lojtarët. Por nëse duhet t’ia ndani këtë çmim më të mirit, hajde t’ia japim Messit dhe problemi është i zgjidhur”, shtoi ai.

32-vjeçari është në garë të ngushtë me Virgil van Dijk të Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit. /Gazeta Express/

scroll to top