HALIMI: Rruga Shkup-Bllacë- projekti është në fazën përfundimtare

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi deklaroi për emisionin “10 minuta” të TV21 tha se gjatë vitit të ardhshëm planifikohet përfundimi i shumë projekteve infrastrukturore.

Sipas tij, rruga Shkup-Bllacë është më prioritet dhe projekti është në fazën përfundimtare, ndërsa në prill të vitit 2016 pritet të shpallet edhe ankandi publik ne formë të koncesionit. Lidhur me projektin “Korridori 8”, zëvendësministri Halimi tha se investimi për  këtë korridor do  kapë shifrën prej 560 milion euro, ndërsa investimi më i madh do të jetë për pjesën e rrugës Kërçovë-Ohër.

“Pjesa e Korridorit të 8, nëse ndajmë si korridor në interes të shqiptarëve përfshinë pjesën nga Deve Bairi deri në Qafë Thanë. Në këtë vijë janë investuar 560 milion euro, investimi më i madh është në  Maqedoninë Perëndimore”.

Ai ka komentuar edhe çështjen e ndarjes së banesave sociale, duke nënvizuar se për të marrë banesë sociale duhet plotësuar disa kushte.

“Ligji për banim definon se cilët janë kushtet kur qytetari duhet të konkurrojë për të shfrytëzuar për të marrë të drejtën e banesës sociale. Qytetari duhet të jetë qytetar i asaj komune ku ndërtohet banesa.”

“Kusht i posaçëm është që të jenë qytetarë të asaj komune, që do të thotë, nëse  banesa ndërtohet në Tetovë, qytetarët duhen të jenë të Tetovës, dhe nëse ndërtohet në Saraj qytetarët për të shfrytëzuar atë të drejtë, duhen të jenë të Sarajit.”

Në komunat e banuara me shumicë shqiptare si Tetova, Saraji, Haraçina, Studeniçani, dhe komunat tjera, qeveria nuk ka paraparë me vite që të ndërtojë banesa për rastet sociale, por zëvendësministri Halimi tha se aktualisht në Gostivar po punohet në ndërtimin e banesave sociale, ndërsa  në vitin 2016 do të vendoset gur themeli për ndërtim në Butel të Shkupit.

scroll to top