Hamiti: Greqia më 1993 pati planin për ta bërë Kosovën sallatë

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për opsionin e ndarjes së Kosovës, dhe për vizitën e kancelarit austriak në vend.

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka thënë se përgjatë dekadave të fundit janë shfaqur “gjithfarë planesh për ta zhdukur identitetin e Kosovës”.

 

Ai ka theksuar se “ka pasur përpjekje nga kryeministri (Constantine) Mitsotakis i Greqisë, në vitin 1993, për ta bërë Kosovën sallatë”.

 

Hamiti ka kujtuar se po këtë vit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Ibrahim Rugova kishte dalë me planin e tij 10 pikësh për Kosovën.

 

“Pika e parë ka qenë vendosja e Kosovës në protektorat ndërkombëtar, si fazë kalimtare drejt pavarësisë”, ka treguar ai.

scroll to top