Han: Do të mbështesim bisedime nëse zgjedhjet janë të suksesshme

Shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki mbrëmë në Bruksel është takuar me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han me të cilin ka biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, reformat prioritare në Maqedoni si dhe krizën e refugjatëve.

Poposki dhe Han në lidhje me zbatimin e Marrëveshjen e Përzhinos, kanë konstatuar se është e rëndësishme që sa më shpejtë të dakordohet përbërja e KSHZ dhe me miratimin e Ligjit për mediume të gjendet zgjidhje për gjendjen e mediumeve në vend.

Euro- komisari në takim ka shfaqur kënaqësinë e tij rreth zhvillimeve në vend ndërsa ka shtuar se BE dhe KE do të japin mbështetje të fuqishme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE nëse zbatohen prioritetet dhe zgjedhjet kalojnë siç pritet.

Poposki dhe Han në lidhje me krizën e refugjatëve kanë konstatuar se është përmirësuar komunikimi me vendet fqinje të Maqedonisë dhe se kjo çështje duhet të mbyllet në nivel të BE gjegjësisht me ndihën e tyre.

Share 0 Tweet

scroll to top