Han: Marrëveshja e Prespës model edhe për konfliktet e tjera në Ballkan

hahn.jpg

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të nxit zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan, ka thënë komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë pranë BE-së Johanes Han në intervistën për “Uashington post”.

Han i cili javën e kaluar ka qenë në Uashington në bisedime me përfaqësues të Qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Afërt dhe Ukrainën, ka thënë se Marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit mes Athinës dhe Shkupit.

“Mendoj se edhe dy palët janë shumë të suksesshëm. SHBA jep mbështetje të madhe për atë që sot e quajmë Maqedoni të Veriut”, ka theksuar Han.

Komisari për zgjerim shpreson se mbyllja e kontestit të emrit do të jetë shembull për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon, përfshirë edhe ngecjen në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për të cilën thotë se është shkaktuar nga tarifat tregtare imponuar nga Prishtina në fund të vitit të kaluar.

Duke e komentuar rolin e SHBA-së në rajon, Han ka thënë se Uashingtoni, jo Brukseli ka qenë në ulësen e shoferit gjatë kohës së luftërave në rajon në vitet e 90-ta.

“Sot, SHBA shumë e mbështet BE-në në rajon. Mendoj se ata janë shumë të lumtur që BE tanin e ka rolin udhëheqës në rajon”, shpjegon Han. Thekson se situata ka ndryshuar- SHBA nuk kanë “pothuajse asnjë” interes biznesor në rajon dhe ajo që tani është rutinë ditore është BE të angazhohet për situatën.

scroll to top