Haradinaj kërcënon pushtetarët: Mund t’ua thejmë edhe ne dyert juve

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj duke reaguar ndaj tentim –arrestimit të djeshmë të deputetit të VV’së Albin Kurti të cilit iu thye dera e banesës, ka thënë se edhe opozita mund t’ua thyej dyert liderëve të pushtetit.
“Na jemi shqiptarë. Mos mendoni se kur t’i thyhet dera e dikujt, një ditë nuk do te thyhet as dera e juaj”, tha nder tjera Haradinaj

“Mos e bini punën deri te dyert e shpive tuaja. Një dite mund te thyhen edhe dyert tuaja” ishte thirrja e Haradinajt për pushtetin

Tutje ai u shpreh i vendosur se marrëveshjet do të anulohen.

scroll to top