Haradinaj përballet me ‘rrezikun për ekstradim në Serbi, presidenti Thaçi bën ‘sefa’ në SHBA !

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA, sot ka takuar edhe ish-senatorin republikan, Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”, njërit prej fondacioneve më të mëdha kërkimore dhe edukative në SHBA.

“Ish-senatorin DeMint e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike dhe e njoftova për reformat e ndërmarra në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, “Heritage Fundation” do të jetë në mbështetje të Kosovës, sidomos në sektorin e energjisë dhe në fusha të tjera, duke ushtruar ndikimin e vet te administrata e re amerikane.

“Kosova është e bekuar me miqtë e saj amerikanë”, ka shkruar në fund Thaçi.

 

scroll to top