HARADINAJ VLERËSON THAÇIN QË PO I PËRGJIGJET POZITIVISHT FTESËS NGA GJYKATA SPECIALE

ramushi-hashimi.jpg

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dalur edhe njëherë në mbrotje presidentit Thaçi pas aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe njëherë për akuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili do të intervistohet në Hagë.

Haradinaj tha se e vlerëson gatishmërinë e presidentit Thaçi qe t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.

“E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Haradinaj kishte kaluar disa vite në procese gjyqësore nga Haga, dy herë ishe shpallur i pafajshëm. /Insajderi.com/

Postimi i plotë

scroll to top